Drejtori i Milanit, Paolo Maldini është në kërkim për të rikthyer në klub trajnerin e Napolit, Carlo Ancelotti.
Pas një periudhe të trazuar në San Paolo, e ardhmja e Ancelottit duket në ajër dhe raportohet se ai duhet të kthejë valën më shpejt për të mbajtur punën e tij.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka mbledhur ekipin në një stërvitje pas formës së dobët dhe thuhet se ka arritur pajtim mes lojtarëve, tifozëve dhe trajnerëve.
Tani, gazeta italiane Tuttosport raporton se ‘Carletto’ mund të jetë në linjë për një rikthim te kuqezinjtë këtë verë nëse Maldini qëndron si drejtor teknik.
60-vjeçari menaxhoi kuqezinjtë midis viteve 2001 dhe 2009, duke fituar një Scudetto dhe dy Liga të Kampionëve me një skuadër ku mburrej me emra si Kaka, Andriy Shevchenko dhe vetë ish-mbrojtësi.
Milani ka treguar përmirësim nën drejtimin e Stefano Piolit, por ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e para të tyre me të në krye.
Ata udhëtojnë te Napoli më 23 nëntor, në ndeshjen e tyre të parë pas pushimit ndërkombëtar. /Telegrafi/