Telegrafi

Milani dëshiron Pellegrinin

Milani raportohet se dëshiron të punësojë Manuel Pellegrinin në postin e menaxherit.

Kiliani pritet të largohet nga drejtimi i Manchester Cityt gjatë verës, kur në vendin e tij do të vjen trajneri spanjoll, Pep Guardiola.

Gazzetta dello Sport raporton se përfaqësuesit e klubit italian ishin të pranishëm në gjysmëfinalen e zhvilluar mbrëmë mes Real Madridit dhe Cityt për të biseduar me kilianin.

Cristian Brocchi është trajner i tanishëm i Milanit, por do të humbë këtë pozitë nëse ekipi i tij pëson disfatë në finalen e Kupës së Italisë që e zhvillon kundër Juventusit.