Telegrafi

Milani dërrmon Genoan

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Giuseppe Scullit (25’), ndërsa paraprakisht Ronaldinho dështoi të shënonte nga pika e bardhë (14’).

Superyllit brazilian iu dha sërish mundësia që të gjuajë nga njëmbëdhjetëmetërshi dhe këtë radhë nuk gaboi duke barazuar rezultatin (32’).

Thiago Silva kaloi vendasit në epërsi (38’) për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-1.

Në pjesën e dytë, Milani shënoi edhe tri herë me anë të Marco Borriellos (48’ dhe 60’), ndërsa Klaas-Jan Huntelaar shënoi nga penalltia (74’).

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët shënuan edhe një gol për të vendosur rezultatin përfundimtar prej 5-2, ndërsa realizues ishte David Suazo (79’). /Telegrafi/