Milani ka njoftuar që deri më tani ka shitur 23 mijë bileta për ndeshjen me Shkëndijën, ndërsa u ka bërë thirrje tifozëve që të vijnë në numër sa më të madh pasi nuk është ndeshje e lehtë.
Milani do ta pres Shkëndijën të enjten në ndeshjen paly-off të Ligës së Evropës.
Klubi ka bërë thirrje që tifozët të vijnë në numër të mas pasi kjo ndeshje nuk duhet të nënvlerësohet.
“Kundër CSU Craiova ishin 65,763. Përkrahja juaj në 94 minuta bëri që Rossonerët ta fitojnë,, ndërsa na duhet edhe një ndihmë që të kalojmë në fazën e grupeve”.
“Tani është koha që të përballemi me klubin nga Maqedonia, KF Shkëndija, të enjten me 17 gusht dhe ndeshja do të zhvillohet në San Siro”.
“Ndeshja nuk duhet nënvlerësuar, pasi kundërshtari ynë deri më tani ka kaluar tre raunde duke treguar edhe mbrojtje solide”.
“Kjo ndeshje nuk duhet humbur pasi që do të debutojë në San Siro edhe Leonardo Bonucci”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/