Klubi futbollistik, Milan, ka njoftuar se pasur 89.3 milionë euro humbje në vitin financiar 2015, me kompaninë “Fininvest” që ka thënë se do të mbulojë gjithë deficitin.
Ekipi i Series A shpenzoi afër 80 milionë euro gjatë verës për transferime, por këto investime nuk dolën të suksesshme pasi klubi ka mbetur në pozitën e gjashtë në tabelë.
“Milani njoftoi humbje prej 89.3 milionë eurosh në vitin 2015 në takimin e kryesisë të enjten”, ka njoftuar klubi. “Kompania pronare Fininfest do të mbulojë gjithë borxhin”.
Milani edhe zyrtarisht nuk do të jetë vitin tjetër në Ligën e Kampionëve, kështu që fitimet për ‘Rossonerët’, do të jenë më të vogla. /Telegrafi/