Telegrafi

Milani bën hap të gabuar ndaj Bolognas, gara për titull shumë e hapur

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota na sfidën e javës së 31-të në Serie A kundër Bolognas duke luajtur pa gola në San Siro.

Mysafirët patën disa raste në gjysmën e parë, me anë të Mattias Svanberg, Michel Aebischer, Gary Medel e Musa Barrow.

Në anën tjetër, vendasit rrezikuan përmes Rafael Leao e Olivier Giroud. Sidoqoftë, rrjetat mbetën të paprekura. Pas 45 minutave të para.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Disa raste për Leao, Davide Calabria, Ante Rebic, Ismael Bennacer e Fikayo Tomori, në fraksionin e dytë, mirëpo Rossonerët nuk ia dolën të shënon.

As inkuadrimi i veteranit Zlatan Ibrahimovic (në minutën e 70 në vend të Olivier Giroud) nuk u tregua produktiv për skuadrën nikoqire.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani mbetet lider në Serie A, por ka vetëm një pikë më shumë se Napoli dhe katër më shumë se Interi (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar). Pika e fituar do t’i shërbejë Bolognas për të rrugëtuar sigurt për qëndrim në elitë. /Telegrafi/