Milani i ka zvogëluar gjasat dukshëm për plasman në garat evropiane pas disfatës që e pësoi nga Empoli me rezultat 2-1 në San Siro.
Milani kishte dominim të madh në pjesën e parë, duke mos shfrytëzuar disa raste të mira.
Në fund të fraksionit të parë ishte Mchedlidze ai që shfrytëzoi nga një ndërprerje për 1-0 (40’).
Me të filluar pjesa e dytë Milani shtoi angazhimin dhe arriti të nxjerrte një penalti, të cilën në minutën e 59-të e huqi Suso.
Në minutën e 67-të u hakmorr Thiam, i cili realizoi me goditje të fuqishme për 2-0 dhe epërsinë e madhe të Torinos në San Siro.
Në vazhdim të takimit Lapadula u gjend mirë kur Sosa asistoi për 2-1 dhe zvogëlimin e rezultatit.
Deri në fund të takimit Milani insistoi shumë, sidomos në minutat e fundit, por nuk ja doli të gjente golin e barazimit.
Pas kësaj humbje Milani mbetet në kuotën e 58 pikëve në vendin e gjashtë, pesë pikë më pak se Atalanta në pozitën e pestë dhe gjashtë pikë më pak se Lazio në pozitën e katërt, dy pozita që dërgojnë në Europa League. /Telegrafi/
https://twitter.com/JuveBillz/status/856157158660075521
https://twitter.com/MondoMilan1899/status/856154647018516481