Site icon Telegrafi

Milani bën bilancet, rezultojnë 126 milionë euro humbje

MILAN, ITALY - OCTOBER 07: Giacomo Bonaventura #5 of AC Milan celebrates his goal with his team-mates during the Serie A match between AC Milan and Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on October 7, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Asambleja e Aksionarëve e Milanit do të mblidhet më 25 tetor, vetëm katër ditë pas derbit, për të miratuar bilancin e vitit të parë dhe të vetëm të kinezit Yonghong Le.

Ajo që vihet re nga bilanci i përfunduar tashmë, është një humbje prej 126 milionë eurosh.

53 milionë euro më tepër sesa humbja në bilancin e një viti më parë.

Milan . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Bilanci përfshin periudhën 1 korrik 2017 – 30 qershor 2018, ku shënohet rritje e të ardhurave nga 212 në 255 milionë euro.

Por me rritjen e të ardhurave janë rritur edhe shpenzimet me 23 %.

Kujtojmë që kinezi Yonghong Le dështoi të paguajë këstin e radhës te fondi amerikan Elliot.

Pas mospagesës klubi kuqezi kaloi pikërisht në duar e këtyre të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version