Site icon Telegrafi

Milani barazon në “San Siro” me Empolin

Milani dhe Empoli kanë barazuar (0-0) në kuadër të javës së 29-të në Serie A.

Pjesa e parë shkoi me dominimin e kuqezinjve që rrezikuan disa herë.

Ante Rebic ishte i pari, ndërsa pas tij tentoi edhe Theo Hernandez.

Sandro Tonali ishte afër të shënonte në fundin e kësaj pjesëloje, por pa sukses.

Edhe pjesa e dytë nisi me Milanin që kishte raste për gol, ku fillimisht rrezikoi Tommaso Pobega.

Milani në dy rastet kërkoi penallti, por pas rishikimit të VAR u vendos që nuk kishte.

Olivier Giroud po ashtu në minutën e 83-të, rrezikoi por portieri mysafir ishte në vend, sikurse që bëri edhe më gjuajtjen e Brahim Diaz.

Në minutën e 89-të, Giroud shënoi, por pasi i shikua pamja në VAR u vërejt që ai kishte prekur topin me dorë.

https://twitter.com/samirsynthesis/status/1644442759548358663

Deri në fund edhe pse Milani u mundua, nuk arriti të shënojë në këtë përballje.

Tani, Milani ka 52 pikë dhe mban vendin e tretë, ndërsa Empoli është i 14-ti me 32 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version