Telegrafi

Milani arrin të marrë një pikë ndaj Cremoneses

(Foto: Getty Images)

Milani i ka shpëtuar humbjes nga Cremonese (1-1) në ndeshjen e xhiros së 33-të në Serie A që u zhvillua në San Siro.

Asnjëra nga skuadrat nuk shënoi në pjesën e parë, ashtu që shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të sfidës.

Në gjysmën e dytë, ishin mysafirët ata që realizuan të parët përmes David Okereke (77’).

(Foto: Twitter/AC Milan)

Rossonerët ia dolën të ktheheshin për ta barazuar rezultatin me golin e Junior Messias në minutat shtesë (90’+2).

Milani ka 58 pikë (aq sa kanë edhe Atalanta dhe Roma) dhe ndodhet dy pikë prapa pozitës së katërt që mbahet nga Interi. /Telegrafi/