Milan është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me trajnerin e Sevillas, Unai Emeryn.
Adriano Galliani është në kërkim të një trajneri dhe sipas lajmeve të fundit ai tashmë ka arritur marrëveshje verbale me trajnerin e Sevillas, Unai Emery.
La Gazzetta dello Sport shkruan se, Galliani dhe Emery kanë arritur marrëveshje dhe ai mund të marrë drejtimin e skuadrës nga edicioni i ardhshëm.
Problem mund të mbetet vetëm interesimi i skuadrës franceze, PSG, e cila po ashtu është e interesuar për trajnerin spanjoll.
Edhe Milani sikurse Interi është në kërkim të investitorëve kinez.