Milani dhe Marco Giampaolo raportohet se kanë arritur marrëveshje për kushtet personale të trajnerit italian.
Rossonerët ishin në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Gennaro Gattusos dhe tani thuhet se kanë gjetur zëvendësuesin e tij.
Është trajneri i Sampdorias, Giampaolo, i cili thuhet se do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Milanin.
Sipas mediumit Calciomercato.com, marrëveshja është në vlerë prej dy milionë euro një sezon, ndërsa përfshihet edhe mundësia e vitit të tretë.
Trajneri italian gjithashtu thuhet se është siguruar nga drejtuesit se do t’i plotësohen objektivat e caktuara nga ai.
Faqja e internetit shton se Milani do të paguajë kompensimin për të liruar trajnerin nga kontrata e tij me Sampdorian dhe se ai do të emërohet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/