Telegrafi

Milani arrin fitoren e pestë radhazi në Serie A, Andre Silva i shpëton përsëri

AC Milan (Getty Images)

Milani ka fituar me rikthim ndaj Chievos me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka vazhduar me formë të lartë duke shënuar edhe fitoren e pestë radhazi në Serie A.

Gattuso e ka rikthyer në binar Milanin (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë me Milanin që pati më shumë posedim, por me Chievon që shënoi më shumë gola.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, ku Hakan Calhanoulgu (10′) shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Franck Kessiet.

Calhanouglu hapi serinë e golave (Getty Images)

Megjithatë, Chievo arriti të kthehet në lojë duke shënuar dy gola të shpejt, ku fillimisht ishte Mariusz Stepinski (33′) për 1-1 dhe pastaj Roberto Inglese (34′) me një supergol kaloi mysafirët në epërsi 2-1.

Chievo shënoi dy gola të shpejtë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Milani i Gattusos arriti të kthehet në lojë dhe të dominoi këta 45 minuta duke gjetur edhe dy gola.

Patrick Cutrone (54′) shënoi nga afërsia për 2-2 një gol që u konfirmua nga VAR-i, ndërsa ishte Andre Silva (82′), i cili shënoi për 3-2 dhe ia siguroi fitoren e vuajtur Milanit, pasi Franck Kessie dështoi nga penalltia ta thellojë epërsinë në minutat shtesë.

Cutrone i ktheu në lojë Milanin (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Milani mbetet në pozitën e gjashtë me 50 pikë, por në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Chievo zë pozitën e 16-të me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët luajnë në udhëtim te Juventusi, ndërsa Chievo e pret në shtëpi Sampdorian. /Telegrafi/