Telegrafi

Milani afër transferimit të Biglias

Milani raportohet se është afër transferimit të kapitenit të Lazios, Lucas Biglia.

Rossonerët kanë ndjekur italianin tash e disa javë dhe thuhet se kanë një marrëveshje për lojtarin.

Ishte vështirë që të negociohej mes klubeve, por sipas Premium Sport ka risi në diskutimet mes Lazios dhe Milanit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

Drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli u largua drejt Romës në mëngjes, ku ai do ët takohet me Biancocelestët.

Milani do të ofrojë 20 miilonë euro plus 2 milionë të tjera bonuse për Biglian, një ofertë të cilën romakët pritet ta pranojnë.

Keita Balde Diao po ashtu mund të jetë pjesë e diskutimeve, edhe pse mendohet se sulmuesi është ende duke pritur Juventusin. /Telegrafi/