Telegrafi

Milani afër rinovimit me Bonaventuran

Giacomo Bonaventura (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani thuhet se ka avancuar bisedimet për rinovimin e kontratës së Giacomo Bonaventuras, i cili duhet të rikthehet në muajin e ardhshëm nga lëndimi.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Milani tashmë ka filluar punën për një kontratë të re për Bonaventurën, marrëveshja e tanishme e së cilës skadon vitin e ardhshëm.

Mesfushori ka luajtur vetëm tetë herë në Serie A sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, megjithëse ai arriti t’i shënojë tre gola.

Lexo po ashtu Bonaventura nëntë muaj jashtë fushave

Di Marzio shton se po rikthimi i tij në fushë po afrohet, me një rikthim të planifikuar për në muajin gusht.

Bonaventura, i cili mbush 30 vjet muajin e ardhshëm dhe përfaqësohet nga Mino Raiola, u bashkua me Rossonerët nga Atalanta në verën e vitit 2014 për 7 milionë euro.

Ai ka shënuar 31 gola dhe 16 asistime në 152 paraqitje për klubin italian. /Telegrafi/