Telegrafi

Milanezët shënojnë fitore

Goli i Seedorf erdhi në minutën e 75-të të lojës, që i dha fitoren e dytë të sezonit Milanit, të parën pas dy zhgënjimeve, një humbje të thellë nga Interi dhe një barazimi pa gola ndaj Livornos. Rosonerët tash mbledhin shtatë pikë nga katër ndeshje.

Në takimin tjetër, Interi është rikthyer nga një gol disavantazh në pjesën e parë, për të shënuar dy gola në pjesë të dytë. Vendasit kaluan në epërsi me anë të një goli të shënuar nga penaltia nga Jeda, ndërsa meritor për fitoren e nerazurëve ishte sulmuesi Diego Milito, i cili shënoi dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së parë të ndeshjes (51′ dhe 55′).

Interi mbledh 10 pikë nga katër takime, dy më pak se Juventus dhe Sampdoria që ruajnë fillimin e pathyer të sezonit edhe në javën e katërt.