Telegrafi

Milan vëzhgon Gareth Bale

La Gazzeta dello Sport shkruan se Galliani e ka identifikuar uellsianin Bale, si njeriun esencial për skuadrën e sezonit të ri. Bale ka lënë përshtypje në White Hart Lane, ndërsa Milani është gati ta transferojë atë në San Siro.

Thuhet se Spursat dëshirojnë rreth 18 milionë euro për njeriun kryesor në krahun e majtë, ndërsa Milani që nuk ka mjete të mjaftueshme financiare, pritet ta përfshijë dhe Klaas Jan Huntelaarin në këtë marrëveshje.

Edhe Gregory van der Wiel i Ajaxit është në listën e Gallianit, ndërsa Ajaxi nuk pranon asgjë tjetër pos 15 milionë euro për të. /Telegrafi/