Milani e pret Veronan në San Siro për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e Gattusos do të rreshtohet me formacionin më të fortë, duke kërkuar vetëm fitoren.
Nga ana tjetër edhe Verona llogarit që të befasojë klubin Rossoner në këtë takim.
Andre Silva, Cutrone dhe Suso i prijnë treshes sulmuese në formacionin 4-3-3.
Nëse Milani arrin të fitojë, në çerekfinale përballet me Interin në derbin më të madh lokal në botë.
AC Milan: Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodríguez; Kessie, Montolivo, Bonaventura; Suso, Cutrone, André Silva
Hellas Verona: Silvestri; Ferrari, Heurteaux, Souprayen, Fares; Romulo, Fossati, Bessa, Zuculini; Kean, Lee