Milan ka vazhduar serinë pa fitore edhe këtë javë në kuadër të Serie A.
Kuqezinjtë nuk kanë arritur të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Frosinones duke barazuar pa gola.
Pjesa e parë kaloi në dominim të rosonerrëve, por që nuk arritën të konkretizojnë rastet e krijuara përgjatë 45 minutave.
Samu Castillejo kishte rastin të mirë për milanistët në të 17 minutë, por që nuk arriti t’i sjell epërsinë skuadrës. Tetë minuta më vonë sërish dështoi i njëjti lojtar para portës së portierit, Marco Sportiello.
Vendasit gjetën rrugën e golit përmes Camillo Cianos në të 37 minutë, por që pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari anuloi golin shkaku i ndërhyrjes së palejuar.
Patrick Cutrone nuk arriti të realizoj gol në pjesën e dytë pasi nuk arriti ta mposht portierin e vendasve në minutën e 52-të të takimit.
Allesio Romangolli godit topin me kokë pas rivënies këndore në të 76-tën minutë, por sërish intervenoi me sukses portieri 26-vjeçar Sportiello.
Gonzalo Higuain i vetëm para portierit mysafirë nuk arriti t’ia sillte epërsinë skuadrës në minutën e fundit të takimit.
Gianluiggi Donnarumm bëri një intervenim fantastik në minutën e dytë shtesë kur ndali Cianon, i cili nga afërsia dështoi para portierit italian.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për t’u veçuar dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultatin më së paku të dëshiruar prej fansave, 0-0.
Pas kësaj, Milan zë pozitën e pestë të renditjes tabelore italiane me 28 pikë gjersa Frosinone gjendet në vendin e 19 me dhjetë pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ebdOIjdX-v8