Telegrafi

Milan-Sassuolo: Formacionet zyrtare, Gattuso në kërkim të fitores së katër radhës

Milani është në kërkim të fitores së katër radhazi në Serie A, por që ta arrijë këtë duhet të fitojë kundër Sassuolos që nuk di për fitore në katër xhirot e fundit.

Kuqezinjtë vijnë nga fitorja 3-0 ndaj Empolit, ndërsa mysafirët nga barazimi 1-1 kundër Spalit.

Nga minuta e parë për skuadrën Gennaro Gattuso nuk mungon Krzysztof Piatek, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Paqueta, Suso, Piatek, Calhanoglu.

Banka rezervë: Reina, A Donnarumma, Castillejo, Borini, Conti, Bertolacci, Montolivo, Abate, Biglia, Strinic, Cutrone, Laxalt.

Sassuolo: Consigli; Lirola, Demiral, Ferrari, Peluso; Locatelli, Sensi, Magnanelli; Berardi, Djuricic, Boga.

Banka rezervë: Pegolo, Lemos, Da Silva, Matri, Scamaccia, Sernicola, Odgaard, Magnani, Khouma, Di Francesco, Bourabia, Adjapong.

Aktualisht skuadra nga Milano renditet në vendin e katër me 45 pikë, kurse Sassuoli në pozitën e 11-të me 31 pikë. /Telegrafi/