Milani dhe Sassuolo kanë publikuar formacionet para takimit që zhvillohet në San Siro.
Sfida që fillon nga ora 20:45 pritet të jetë tejet interesante.
Klubi nga qyteti i Milanos do të ketë në përbërje treshen sulmuese, Suso, Cutrone dhe Calhanoglu, ku në formacion kthehet Biglia i cili ka përkrahjen e Bonaventuras dhe Kessies.
Në mbrojtje janë Rodriguez, Bonucci, Romagnoli dhe Abate, ndërkaq në portë i pakontestuar mbetet Gigio Donnarumma.
https://twitter.com/50sfumaturediRN/status/983013051283755008
Sassuolo ka preferuar një formaicion 3-5-2 ku do të provojë që me lojë të shpejtë të befasojë Rossonerët në kundërsulme.
Me një fitore në këtë takim Milani kthehet fuqishëm në luftën për Ligën e Kampionëve pasi Roma dhe Interi pësuan humbje nga Fiorentnia respektivisht Torino.
Formacioni i Milanit: Abate, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu
Formacioni i Sassuolos: Consigli; Lemos, Acerbi, Peluso; Lirola, Mazzitelli, Sensi, Missiroli, Rogerio; Berardi, Politano
/Telegrafi/