Milan ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Monzas në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit italian.
Vendasit e nisën furishëm këtë takim duke rrezikuar seriozisht portën e Mike Maignan në dy raste.
Daniel Maldini (16’) dhe Pedro Pereira (28’) patën secili nga një rast të mirë shënimi, por rrjetat e portës mbetën të paprekura.
Mysafirët golin e fitores e gjetën në minutën e 43-të, kur Tijjani Reijnders u gjet mirë në zonë duke shfrytëzuar një top të kthyer të cilin e çoi me kokë në rrjetë për 1-0.
Reijnders has scored in two consecutive appearances in all comps for the first time in an AC Milan shirt 🧮ℹ️#MonzaMilan #SempreMilan pic.twitter.com/x18AdkEZTm
— AC Milan (@acmilan) November 2, 2024
Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket rasteve të shënimit, me Monzan që nuk arrinte të krijonte diçka.
Rasti i vetëm serioz për gol i takoi Milanit kur në minutën e 77-të Rafael Leao bëri një vrapim të bukur por në fund u ndal nga portieri Stefano Turati.
Pas kësaj fitoreje Milani shkon në kuotën e 17 pikëve dhe mban pozitën e shtatë në tabelën e Serie A me tetë pikë më pak se lideri Napoli që ka 25 sosh.
‘Rossonerët’ do të kthehen në aksion sërish në mesjavë, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/