Dy skuadrat e mëdha italiane kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Milani e pret në “San Siro” Romën në ndeshjen e vlefshme për javën e 35 të Serie A, ndeshje kjo që fillon nga ora 20:45.
Skuadra e Vincenzo Montella vjen nga një formë e luhatshme dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve pikërisht në derbi ndaj Romës dhe të synoj një pozitë që i dërgon në Evropë.
Në anën tjetër, Roma pas humbjes ndaj rivalit lokal, Lazios, ka humbur pozitën e dytë që i ka zënë Napoli dhe i rrezikohet edhe e treta në lacialët, kështu që duan vetëm tri pikë nga kjo ndeshje e vështirë. /Telegrafi/
Milan: Donnarumma; Vangioni, Cristian Zapata, Paletta, De Sciglio; Pasalic, Sosa, Mati Fernandez; Suso, Lapadula, Deulofeu
Roma: Szczesny; Emerson Palmieri, Manolas, Fazio, Juan Jesus; De Rossi, Paredes; Salah, Nainggolan, Perotti; Dzeko