Telegrafi

Milan – Roma, formacionet e mundshme

Milani ka pesë lojtarë pozitivë me COVID-19, ndërsa Roma dy lojtarë, por ndeshja pritet të zhvillohet dhe trajnerët janë gati për të vendosur formacionet më të mira të mundshme.

Rossonerët janë nikoqir të Giallorossëve në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 20-të në Serie A, takim që pritet të zhvillohet në San Siro nga ora 18:30.

Milani njoftoi tre raste të tjera me COVID-19, kështu që tani ka pesë, por katër lojtarë janë të paidentifikuar dhe njëri është portieri i dytë Ciprian Tatarusanu.

Sky Sport Italia raportoi se Fikayo Tomori, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria nuk kanë marrë pjesë në seancën e djeshme stërvitore dhe këta janë të infektuarit.

Franck Kessie, Fode Ballo-Toure dhe Ismael Bennacer janë në detyrën e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leao dhe Ante Rebic janë rikthyer në stërvitje në grup këtë javë, ndërsa Pietro Pellegri dhe Simon Kjaer janë të lënduar.

Roma ka jashtë fushës Leandro Spinazzola, Borja Mayoral dhe Daniel Fuzato me COVID-19. Lorenzo Pellegrini dhe Tammy Abraham janë rikthyer në stërvitje në grup këtë javë dhe pritet të fillojnë si titullar.

Roma humbi 12 ndeshje jashtë fushe në 2021 dhe nuk ka fituar dy ndeshje radhazi larg Stadio Olimpico që nga gushti 2020.

Megjithatë, Jose Mourinho synon vetëm fitore dhe është gati të vendos formacionin më të mirë të mundshëm, ashtu sikurse edhe Stafano Pioli.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Kalulu, Gabbia, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Diaz, Saelemaekers; Giroud.

Roma (3-4-1-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Pellegrini, Cristante, Veretout, Vina; Zaniolo; Abraham.

/Telegrafi/