Telegrafi

Milan, rikthehet Nesta

Faqja zyrtare e Milanit konfirmoi se Nesta i është rikthyer stërvitjes në mënyrë të plotë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Genoas.

Italiani pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen e parë ndaj Manchester Unitedit në San Siro, dëmtim për të cilin u mendua se do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjithashtu, ndaj Genoas pritet edhe rikthimi i Alexandre Patos, i cili po ashtu ka qëndruar një kohe të gjatë jashtë fushave të blerta. /Telegrafi/