Site icon Telegrafi

Milan Radoiçiq e ka rrahur brutalisht kryetarin e Komunës paralele të Mitrovicës Veriore

Kryetari i Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksander Spiriq, është rrahur brutalisht nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Incidentin për portalin Dukagjini e kanë konfirmuar burime brenda organeve të sigurisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, ndërkohë që nga të njëjtat burime nga organet e sigurisë konfirmohet se Aleksandar Spiriq është dërguar në malet e Kopaunikut dhe atje është rrahur brutalisht nga ana e Milan Radoiçiqit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak se Radoiçiq e ka rrahur Aleksandar Spiriqin për interesa financiare, por edhe pse është takuar me persona që për nënkryetarin e Listës Serbe, konsiderohen të dyshimtë.

Ndërkohë, Aleksandar Spiriq është duke u trajtuar diku në një spital në Serbi dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Milan Radoiçiq, është vendosur në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të ShBA-së. Po ashtu, dyshohet që Radoiçiq të ketë dorë në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Grupi i Radoiçiqit dyshohet të jetë i përfshirë në krime të ndryshme, përfshirë trafikimin e drogës, armëve dhe naftës në veri të Kosovës.

Edhe pse dyshohet për vrasje e krime të ndryshme, Radoiçiq vazhdimisht mbrohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Dukagjini/

Exit mobile version