Site icon Telegrafi

Milan nuk heqë dorë nga Witsel

Axel Witsel vazhdon të jetë prioriteti kryesor i Milanit për afatin kalimtar të verës.

Mesfushori belg që është lidhur me një transferim te Milani edhe më parë, ka shprehur haptazi dëshirën e tij për tu larguar nga Zeniti.

Ish-anëtari i Benficës, ka deklaruar ditë më parë se dëshiron të luaj në një ligë më të madhe dhe ka pranuar se i pëlqen Serie A.

Ndërkohë mediat në Itali kanë raportuar se Milani mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.

‘Rossonerët’, kanë të gatshme 25 milionë euro për transferimin e Witselit në ‘San Siro’. /Telegrafi/

Exit mobile version