Telegrafi

Milan-Napoli pa dy yjet e sulmit, formacionet e mundshme

Derbi i javës në Serie A është ai mes Milanit dhe Napolit, ky dy ekipet po kërkojnë kreun e tabelës.

Stefano Pioli nuk mund të llogarisë në Alessandro Florenzin, Ante Rebic, Zlatan Ibrahimovicin dhe Divock Origi, të gjithë këta të lënduar. Ndërsa, Rafael Leao është i suspenduar.

Luciano Spalletti është gjithashtu pa sulmuesin kryesor, Victor Osimhen. Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, De Ketelaere, Saelemaekers; Giroud.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia. /Telegrafi/