Telegrafi

Nuk luajti nga fillimi ndaj Monzës, Milan mëson më shumë për gjendjen shëndetësore të Leaos

Milani pret që Rafael Leao të jetë plotësisht i gatshëm për sfidat e tyre në vazhdim ndaj Stade Rennais në Ligën e Evropës dhe ndaj Atalantas në Serie A.

24-vjeçari nuk ka startuar në humbjen e dhimbshme 4-2 ndaj Monzës të dielën dhe u fut në pjesën e dytë nga banka për të tentuar që të ndryshojë gjërat, teksa në atë moment rezultati ishte 2-0 në favor të vendasve.

Portugezi pësoi një lëndim në kofshë në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Rennes javën e kaluar, lëndim ky që e detyroi të largohej nga fusha në minutën e 62-të, dhe ishte vendimi i tij për të mos startuar ndaj Monzës, diçka që është konfirmuar nga trajneri Stefano Pioli.

Lexo po ashtu Milani i gatshëm ta shesë Leaon, por portugezi është mes dy opsioneve

Siç u raportua nga Calciomeracto.com, Leao tani është rikuperuar dhe pritet të rikthehet në stërvitje të plotë nesër (e martë), ndërsa Milani do të vazhdojë me përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Rennesit.

Leao ka vazhduar të jetë një figurë e rëndësishme për “Rossonerët” këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar tetë asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Në javët e fundit ai ishte lidhur me një kalim në Francë tek Paris Saint-Germaini për të zëvendësuar Kylian Mbappen i cili pritet t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës./Telegrafi/