Site icon Telegrafi

Milan – Man Utd, formacionet e mundshme të ndeshjes kthyese në Ligën e Evropës

Milani dhe Manchester Unitedi janë gati për ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Evropës.

Rossonerët janë nikoqir të Djajve të Kuq në takimin e dytë të fazës së 1/8-të, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në San Siro nga ora 21:00.

Takimi i parë është mbyllur me barazim 1-1 dhe gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen kthyese.

Ante Rebic mund të fillojë përpara për Milanin, ndërsa Manchester United ka rikuperuar Marcus Rashford dhe Paul Pogba nga ndeshja e parë.

Stefano Pioli ka disa paqartësi në sulm dhe madje Rebic nuk është në formë fizike optimale, ashtu si Rafael Leao dhe Zlatan Ibrahimovic.

Alessio Romagnoli po lufton me formën gjithashtu dhe pritet të fillojë nga stoli nëse është në dispozicion, me Fikayo Tomori që pritet të jetë partner i Simon Kjaer.

Ole Gunnar Solskjaer ka rikuperuar Rashford, Pogba dhe Donny van de Beek, por do të jetë pa Anthony Martial dhe Edinson Cavani.

Mason Greenwood, Bruno Fernandes dhe Daniel James pritet të mbështesin Rashfordin në sulm. David de Gea duhet të kthehet në gol për vizitorët.

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Kjaer, Tomori, Hernandez; Meite, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Krunic; Rebic

Man Utd (4-2-3-1): De Gea; Wan Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; James, Bruno Fernandes, Greenwood; Rashford

/Telegrafi/

Exit mobile version