Site icon Telegrafi

Milan – Ludogorets, formacionet zyrtare

Milani dhe Ludogorets kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës.

Rossonerët janë nikoqir të skuadrës bullgare në ndeshjen kthyese të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Milani fiton në udhëtim te Ludogoretsi, me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Evropës (Video)

Skuadra e Gennaro Gattusos e ka kryer punën në ndeshjen e parë pasi kanë fituar në udhëtim me rezultat 3-0 dhe në këtë takim pritet vetëm ta menaxhoj epërsinë.

Në anën tjetër, Ludogoretsi udhëton pashpresa në Milano, por do të tentoj gjithçka për të bërë befasinë.

Gattuso ka vendosur të startojë me formacion të kombinuar, duke lënë shumë yje në bankë, ndërsa mysafirët luajnë me formacionin më të mirë.

MilanA.Donnarumma; Abate, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Montolivo, Locatelli; Borini, Andre Silva, Cutrone

LudogoretsBroun; Natanel, Moti, Terziev, Cicinho; Goralski, Abel; Wanderson, Marcelinho, Misdjian; Swierczok

/Telegrafi/ 

Exit mobile version