Telegrafi

Milan, Leonardo nuk e ka shkëputur kontratën

Më herët gjatë ditës Sky Sport Italia dhe disa nga gazetat më të famshme sportive italiane thoshin se Leonardo tashmë e ka shkëputur kontratën, ndërsa është thënë se vendin e tij do ta zë Marcello Lippi.

Sidoqoftë, nuk vonoi shumë dhe në faqen zyrtare të klubit kuq e zi doli një komunikatë ku mohohej një gjë e tillë.

“Në lidhje me lajmet e sotme rreth shkëputjes së kontratës nga trajneri, Leonardo ka konfirmuar se këto janë spekulime të pavërteta”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Telegrafi/