Site icon Telegrafi

Milan – Lazio, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A

Milani dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për derbin e javës në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Lazios në takimin e vlefshëm për javën e 22-të të kampionatit italian, ndeshje e cila zhvillohet në San Siro nga ora 16:00.

Skuadra e Gennaro Gatussos vjen nga një seri pozitive me dy fitore radhazi dhe dëshirojnë ta shfrytëzojnë terrenin vendas për të arritur fitoren e radhës ndaj Lazios.

Në anën tjetër, Lazio është në formë edhe me të lartë me tri fitore radhazi dhe katër fitore e dy barazime nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe pret rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme për këtë ndeshje derbi.

Te Lazio nga minuta e parë në portë është portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

MilanDonnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Antonelli; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu

LazioStrakosha; Bastos, De Vrij, Radu; Marusic, Parolo, Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Luis Alberto; Caicedo

/Telegrafi/

Exit mobile version