Telegrafi

Milan, kreu një pikë larg

Milani ishte skuadra më e mirë në të gjitha statistikat. Rossonerët ishin tejet të rrezikshëm përgjatë 90 minutave, por taktika e përdorur nga trajneri i Chievos doli të jetë pjesërisht e suksesshme.

As edhe hyrja në lojë e Pippo Inzaghit në minutën e 57 nuk kreu punë për Rossonerët. Hero përsëri doli të ishte holandezi Clarence Seedorfm i cili shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutat shtesë (90+1) duke rritur maksimalisht gjasat e Rossonerëve për titull pas atij goli të fitores.

Milani me këtë fitore ka 58 pikë, një më pak se Interi që gjendet në pozitën e parë në tabelën e Seris A. /Telegrafi/