Telegrafi

Milan kërkon portierin e Arsenalit, Mannone

People shkruan se Mannone, 21-vjeçar, ishte marrë nga Atalanta në vitin 2005 para se ai të nënshkruajë marrëveshje profesionale, me topçinjtë të cilët kanë paguar 350 mijë funte kompensim.

Italiani U-21 deri tash ka bërë pesë paraqitje në Ligën Premier dhe katër të tjera në Ligën e Kampionëve.

Por me rikthimin e Manuel Almunia dhe Lukasz Fabianksi, Mannone ka zbritur sërish në ekipin rezervë dhe është në kërkim të një ekipi të ri ku do të mund të gjejë vend në ekipin e parë./Telegrafi/