Telegrafi

Milan kërkon Joe Cole

Sipas Milannews.it, mesfushori anglez mund të braktisë Stamford Bridgen nëse nuk i ofrohet kontratë e re në që plotëson kërkesat e tij.

Sido që të jetë, trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti nuk dëshiron të lejojë që Cole të largohet nga skuadra e tij.

“Është me rëndësi që të nënshkruajë. Ai është një lojtar i rëndësishëm, jo vetëm për këtë vit, por edhe në të ardhmen”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/