Telegrafi

Milan interesohet për Adrianon

Në disa ditët e fundit, agjenti i Adrianos, ka thënë se ish-lojtari i nerazurëve mund të rikthehet në të ardhmen në Itali, ndërsa së fundi zbulon se klubi i tij i ardhshëm mund të jetë rivali i Interit, Milani.

“Për momentin nuk ka gjasa reale që Adriano të rikthehet në Itali deri në dhjetor. Milani ka kontaktuar me ne për të pyetur nëse lojtari ka klauzë në kontratën e tij e cila e pengon atë për rikthim në Itali, dhe ne iu përgjigjëm jo. Sidoqoftë, Adriano dëshiron të mbetet në Brazil së paku deri në dhjetor”, ka thënë agjenti.