Milani dhe Genoa kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e tyre të radhës në kampionatin italian, Serie A.
Rossonerët janë nikoqirë të Genoas në takimin e vlefshëm për javën e nëntë të kampionatit italian, e cila fillon nga ora 15:00 dhe zhvillohet në San Siro.
Gjiganti italian vjen nga një seri negative prej tri humbjeve radhazi në Serie A, dhe duan ta thyejnë këtë rekord negativ me një fitore ndaj Genoas.
Në anën tjetër, edhe Genoa qëndron keq në këtë fillim sezoni me vetëm një fitore nga tetë ndeshje dhe duan së paku barazim nga ky udhëtim i vështirë.
Kjo ndeshje është shumë e vlefshme edhe për trajnerit Vincenzo Montella, i cili në rast rezultati negativ rrezikon seriozisht shkarkimin, me Gennaro Gattusson si favoriti kryesor për ta zëvendësuar atë. /Telegrafi/
Milan: Donnarumma; C Zapata, Bonucci, Rodriguez; Borini, Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Calhanoglu; Kalinic
Genoa: Perin; Izzo, Rossettini, Zukanovic; Rosi, Rigoni, Veloso, Bertolacci, Laxalt; Taarabt; Galabinov