Telegrafi

Milan dhe Inter në garë për Shweinsteiger

Shweini e ka shfrytëzuar Botërorin për të treguar vlerat e tij, ndërsa paraqitjet e tij fantastike nuk kanë lënë pa u vërejtur nga klubet milaneze.

“Në Botëror, Schweinsteiger ka shkëlqyer më shumë se të gjithë”, theksoi Adriano Galliani ditë më parë për La Gazzeta dello Sport.

Por, për të transferuar gjermanin, çdo skuadër e interesuar duhet të ofrojë si çmim fillestar 25 milionë euro, gjë që është natyrisht shumë për Milanin.

Për Interin nga ana tjetër kjo shumë është shumë normale, pasi që Nerazzurët edhe ashtu ishin në kërkim të Mascheranos që tani kërkohet nga Barcelona. Massimo Moratti është adhurues i flaktë i Schweinsteiger. /Telegrafi/