Telegrafi

Milan dhe Club Brugge caktojnë takimin, pritet të mbyllet transferimi i De Ketelaere

Oferta e Milanit për të nënshkruar me Charles De Ketelaere mund të pranohet nga klubi belg. 

Milan dhe Club Brugge po punojnë tash e sa kohë dhe janë të vendosur që të nënshkruar një marrëveshje, por deri tani janë parë të paaftë për të gjetur një të tillë.

Megjithatë, Sport Italia dhe mediave të tjera, takim i caktuar për të martën (sot) në Lugano, Zvicër mund të bëjë që Milanin të finalizojë blerjen.

Paolo Maldini dhe Ricky Massaro do të udhëtojnë në Lugano të martën për të takuar homologët e tyre për të arritur një marrëveshje.

Në takimin e fundit në Belgjikë me Maldinin dhe Massaron, thuhet se përfundoi pozitivisht, por pa marrëveshje.

Kuqezinjtë nuk janë klubi i vetëm i interesuar për shërbimet e De Ketelaere, pasi Leeds United dhe Everton, gjithashtu janë gati për të bërë një lëvizje. /Telegrafi/