Milani ka arritur një fitore të vështirë por tejet të vlefshme ndaj Crotones.
‘Rossonerët’, mposhtën debutuesit në Serie A me rezultat të ngushtë 2-1.
Lojtari me notën më të lartë në këtë takim ishte mbrojtësi Gabriel Paleta (8,1), ndërsa sulmuesi Gianluca Lapadula që shënoi edhe golin e fitores u notua (7.9).
Paraqitje të mirë kishte edhe mesfushori Pasalic (7,1) dhe kapipteni Abate (7.0).
Ndërkohë dështimi i kësaj ndeshje ishte Niang (5.2), që humbi edhe penallti. /Telegrafi/