Telegrafi

Milan – Crotone, formacionet zyrtare

Milani dhe Crotone kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin italian, Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Crotones në takimin e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve në ndeshjen që luhet në San Siro.

Në anën tjetër, Crotone gjendet në fundit e tabelës dhe do të ishin të kënaqur edhe me një barazim nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

MilanDonnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu

Crotone: Cordaz; Sampirisi, Ajeti, Ceccherini, Martella; Rohden, Barberis, Mandragora; Trotta, Budimir, Stoian

/Telegrafi/