Telegrafi

Milan bën presion për shërbimet e Vidic

Veç largimeve të mundshme (të Ricardo Kaka, Alexandre Pato dhe Andrea Pirlo), Milani mbeti edhe pa mbrojtësin legjendar Paolo Maldini, i cili i dha fund karrierës së tij të gjatë dhe për këtë arsye ka nevojë për ta përforcuar mbrojtjen.

“The Daily Mail” njofton se trajneri i ri i Rossonerëve, Leonardo, ka shënjestruar mbrojtësin serb të Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, si transferin e parë të mundshëm për sezonin e ri.

Rossonerët janë shumë të interesuar për shërbimet e 27vjeçarit dhe ata janë në proces të përgatitjes së një oferte prej 25 milionë eurosh për ta bindur Unitedin që ta lëshojë Vidicin.