Telegrafi

Milan – Barca, formacionet e mundshme

Milani në këtë takim pritet që të paraqitet me një formacion fleksibil prej 4-3-3 dhe befasia do të jetë vendosja e Kevin Prince Boateng në krahun e sulmit të përbërë nga Pazzini dhe El Shaarawy.

Cristian Zapata dhe Philippe Mexes do të startojnë në qendër të mbrojtjes, përderisa mesfusha do të jetë e përbërë nga Massimo Ambrossini, Riccardo Montolivo dhe Sulley Muntari.

Mario Balotelli nuk do të luajë për shkak se është paraqitur këtë sezon në Ligën e Kampionëve për Manchester Cityn.

Barcelona do të paraqitet me formacion klasik, ku në sulm do të jenë Pedro, Iniesta dhe Messi, teksa konfirmohet rikthimi i Xavit në mefushë bash me Busquets dhe Fabregas.


Milani (4-3-3): Abbiati, Abate, Mexes, Zapata, Constant, Montolivo, Ambrosini, Muntari, Boateng, Pazzini, El Shaarawy.

                                Abbiati
          Abate – Mexes – Zapata – Constant
             Montolivo – Ambrosini – Muntari
                Boateng – Pazzini – El Sharawy


Barcelona (4-3-3): Valdes, Dani Alves, Pique, Puyol, Jordi Alba, Xavi, Busquets, Fabregas, Pedro, Messi, Iniesta.

                        Valdes 
    Alves – Pique – Puyol – Alba 
           Xavi – Busquets – Cesc
          Pedro – Messi – Iniesta