Telegrafi

Milan barazon me Los Angeles Galaxy

Rosonerët kaluan dy herë në epërsi me golat e të riut Silva dhe veteranit Inzaghi, por amerikanët u rikthyen të dy herët për të barazuar rezultatin.

Alan Gordon dhe Bran Jordan që të dy shënuan për Los Angeles Galaxy, edhe pse vëmendja ishte në lojtarin e rikthyer te Galaxy, David Beckham, i cili fishkëllehej nga publiku.

Por pasi asistoi në golin e barazimit, anglezi vendosi gishtin në buzë, duke kërkuar heshtje nga turma vendase.

Beckham gjysmën e sezonit të kaluar e kaloi si i huazuar pikërisht te kundërshtari i ndeshjes së fundit, Milani, ndërsa ka shprehur dëshirë të rikthehet edhe këtë sezon në Evropë, me qëllim të sigurojë vend në kombëtaren angleze për Botërorin 2010.