Milani dhe AEK-u i Athinës i kanë publikuar tashmë formacionet për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës.
Rossonerët janë nikoqir të AEK-ut në takimin e tretë të vlefshëm për Grupin D të Ligës së Evropës, i cili pritet të filloj nga ora 21:05 në San Siro.
Skuadra e Vincenzo Montellas po luan mirë në Evropë dhe kanë dy fitore nga dy ndeshjet e para, për dallim nga Serie A ku nuk po përjetojnë formë të mirë.
Kështu, skuadra e Montellas dëshiron ta vazhdojë serinë pozitive dhe me një këmbë të sigurojë kalimin e grupeve.
Në anën tjetër, grekët e AEK-ut kanë një fitore dhe një barazim dhe do ishin të kënaqur të dalin me rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë. /Telegrafi/
Milan: Donnarumma, Musacchio, Bonucci, Rodriguez; Calabria Bonaventura, Calhanoglu, Suso, Locatelli; Silva, Cutrone.
AEK: Anestis; Vranjes, Tzanetopoulos, Bakakis; Helder Lopes, Simoes, Johansson, Galo; Mantalos, Christodoulopoulos; Livaja