Site icon Telegrafi

Milan 4-1 Verona, notat e lojtarëve

Calhanouglu hapi serinë e golave (Getty Images)

Milani ka fituar me lehtësi ndaj Hellas Veronas me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka arritur t’i kthehet rezultateve pozitive duke marr edhe fitoren e dytë radhazi dhe ngjitur në pozitat që e dërgojnë në Evropë, ndërsa Verona me këtë humbje bie në Serie B.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Hakan Calhanougli (11′), Patrick Cutrone (32′), Ignazio Abate (49′) dhe Fabio Borini (89′) për Milanin, ndërsa për mysafirët shënoi Seung-Woo Lee (85′).

Lexo po ashtu Milani mposht thellë Veronan dhe e dërgon në Serie B, Rossonerët 'kapin' Ligën e Evropës

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mesfushori turk, Calhanouglu, i cili u vlerësua me notë 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për dyshen mbrojtëse të mysafirëve, Mohamed Feres dhe Antonio Caracciolo, të cilët u notuan me 5.6. /Telegrafi/

Milan:

Paraqitje të mirë patën edhe Suso, Cutrone dhe Abate

Verona:

Dështuan edhe Calcano dhe Danzi
Exit mobile version