Telegrafi

Milan 3-0 Sparta Pragë, notat e lojtarëve: Dalot më i miri në fushë

Milani ka vazhduar me fitore në Ligën e Evropës, teksa ka triumfuar edhe në takimin e dytë radhazi.

Rossonerët kanë mposhtur me rezultat të thellë 3-0 gjigantin çek Sparta Pragë.

Brahim Diaz, Rafael Leao dhe Diogo Dalot ishin autorët e golave për Milanin.

E në fund të ndeshjes, braziliani Dalot kishte notën më të lartë, falë paraqitjes spektakolare.

Mbrojtësi i majtë përveç golit të shënuar edhe asistoi në golin e shënuar nga Leao.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Brahim Diaz, Rafael Leao, Benacer, Simon Kjaer e Zlatan Ibrahimovic.

Ndërkohë nota më e ulët në këtë sfidë shkoi për qendërmbrojtësin mysafir Lischka. /Telegrafi/