Site icon Telegrafi

Milan 2-1 Udinese, nota e Behramit dhe të tjerëve (Foto)

Milani ka fituar në shtëpi ndaj Udineses me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.

Rossonerët i janë kthyer fitoreve në ndeshjen e katërt të Serie A, pas humbjes turpëruese nga Lazio gjiron e kaluar.

Golat në këtë takim për skuadrën e Vincenzo Montellas u shënuan nga Nikola Kalinic (22’, 31’), ndërsa për mysafirët shënoi Kevin Lasagna (28’).

Lexo po ashtu Milani iu kthehet fitoreve në Serie A, Kalinic merr kontrollin në sulm (Video)

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Kalinic, i cili u vlerësua me notë 8.5, ndërsa nota më e ulët në ndeshje shkoi për mbrojtësin Alessio Romagnioli që u notua me 5.9.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami luajti për 57 minuta dhe u vlerësua me notë 6.4. /Telegrafi/  

Milan:

Shkëlqyen edhe Calabria, Kessi dhe Rodriguez

Udinese: 

Dështuan Danilo, Lopez dhe Larsen
Exit mobile version