Milani ka marrë një fitore tejet të vlefshme në San Siro përballë Genoas.
Rossonerët fituan me vështirësi me rezultat 2-1, falë një goli nga Ante Rebic dhe një autogoli nga Scamacca i mysafirëve.
Por më i miri në ndeshje te Rossonerët ishte qendërmbrojtësi Simon Kjaer.
Mbrojtësi danez ishte fantastik në këtë takim, duke larguar në disa raste rrezikun e mysafirëve.
Por me paraqitjen e tij ka dëshpëruar portieri Gianluiggi Donnarumma që ka marrë notën më të ulët te Rossonerët.
Gjithsesi vlen të përmendet se mirë te Milani luajtën edhe Hakan Calhanoglu, Fiayko Tomori dhe Pierre Kalulu. /Telegrafi/